Hotel Prishtina

“Hotel Prishtina” është një ndër hotelet më prestigjioze, në Prishtinë. Me arkitekturën e tij unike, të projektuar në mënyrë origjinale, me paisje bashkohore, në mënyrë perfekte kombinohet eleganca dhe thjeshtësia e një ndërtimi neoklasik.

Me traditë familjare prej dekade dhe i pozicionuar në mënyrë perfekte, “Hotel Prishtina” është i njohur si pikë referimi, si një nga hotelet më mikpritës të kryeqytetit, i cili u ofron mysafirëve të tij një eksperiencë të jashtëzakonshme, si dhe më të mirën nga kultura shqiptare.

“Hotel Prishtina” ndodhet në zemrën e kuartit më të rëndësishëm të kryeqytetit, përballë ndërtesës së rë të Qeverisë, vetëm disa hapa nga obelisku i pavarësisë “NEWBORN”, qendra tregtare “Pallati i Rinisë”, Stadiumi i Prishtinës, Banka Qendrore e Kosovës, sheshi “Zahir Pajaziti” dhe sheshi “Nëna Terezë”, Teatri Kombëtar, ndërtesa e Parlamentit dhe Qeverisë, Zyra Qendrore e Këshillit të Evropës, Biblioteka Kombëtare Universitare e Kosovës, Galeria e Arteve …

Nga “Hotel Prishtina” 10 minuta ecje në këmbë arrihet në pjesën më të vjetër të qytetit të Prishtinës, e njohur si “Çarshia e Vjetër”, në të cilën gjenden tri xhamitë: xhamia e Mbretit, xhamia e Çarshisë (ndërtesa më e vjetër në Prishtinë) dhe xhamia e Jashar Pashës, pastaj Sahat Kulla, hamami (në renovim), shadërvani, Muzeu i Kosovës, si dhe Muzeu Etnologjik.

Nëse vendosni të vizitoni Prishtinën ju këshillojmë të mbani pak kesh € (euro) me vete.

Për më tepër informata, personeli ynë është i gatshëm për dhënien e udhëzimeve dhe informatave të sakta

Ku ka traditë, ka respekt.

Kontakt

Adresa:
rr. “Pashko Vasa” nr.20-Qyteza Pejton
10000 Prishtinë – Kosovë

e-mail:
[email protected]
[email protected]

Tel/Fax:
+381 38 22 32 84

www.hotelprishtina.com

made with love a keyboard by crumble.